Imamët në gjyq: Tahiri nëse nuk u ka bërë gjë muslimanëve, të mos ketë frikë

626
Sigal
Seanca për 9 të akuzuarit për rekrutim të rreth 70 shqiptarëve për t’i dërguar në Siri, e para e zhvilluar që pas sulmeve në Paris, është zhvilluar nën masa më të rrepta sigurie se sa seancat e mëparshme.
Në sallën e gjykatës së Krimeve të Rënda kanë qenë të pranishëm efektivë të policisë, agjentë të agjencisë anti-terror, si dhe të SHISH që kanë mbajtur shënim të gjitha deklaratat e të të pandehurëve
Të pandehurit akuzuan Prokurorinë për hetim të njëanshëm. Referuar shtimit të masave të sigurisë në Shqipëri, i pandehuri Fadil Myslimani tha se ministri i brendshëm Saimir Tahiri nuk ka pse të frikësohet nëse nuk i ka bërë asgjë të keqe besimtarëve mylsimanë. Në të kundërt po.
I pandehuri Fadil Myslimani e pranoi njohjen me shumicën e personave që aktualisht janë në Siri, si dhe me disa prej tyre që kanë humbur jetën në konflikt.
Ndërkohë, ish-imami i xhamisë së re, Genci Balla ka kërkuar që të pandehurve t’u vihen në dispozicion përgjimet ambjentale dhe tabulatet telefonike të marrë në fazën e hetimeve paraprake. Ai pretendon se disa prej fjalëve të të pandehurve janë hequr dhe nuk janë përfshirë qëllimisht në transkriptimin e bisedave mes të pandehurve.
Të pandehurit e tjerë nuk pranuan të dëshmojnë dhe t’u përgjigjen pyetjeve derisa të pajisen me përgjimet ambjentale dhe tabulatet telefonike.