Ilmi Qazimi: Realja dhe formalja e LANÇ mbi pushtuesit nazistë

300
Sigal

Realja historike  me pak fjali ishte dhe mbetet kjo: Lufta për çlirimin e Tiranës nga pushtuesit nazistë dhe tradhëtarët e vendit  nisi më 29 tetor dhe përfundoi më 17 nëntor 1944. Ajo u krye me urdhër me shkrim të Komandantit të Përgjithshëm  të Ushtrisë Naçionalççlirimtare Shqiptare Gjeneral Kolonel Enver Hoxha  në të çilin ndër të tjera thuhej që  Tirana të çlirohej me çdo kusht. Në këto luftime nga pala gjermane morën pjesë rreth 10.100 força dhe nga pala partizane morën pjesë Brigadat 1, 2, 3 4, 5, 6, 7, 8, 9, 10, 11, 12, 20, 23, 24, 25 Sulmuese të Ushtrisë Naçionalççlirimtare Shqiptare, të inkuadruara në Divizionin e parë Sulmues dhe një pjesë të Korparmatës së parë. Lufta për çlirimin e Tiranës u zhvillua   me një plan të mirëstudiuar ushtarak nga një grup operativ me përbërje gjeneralë shqiptarë Mehmet Shehu,  Qazim Kondi, Dali Ndreu, Tuk Jakova etj. Në këtë ngjarje madhore historike pati disa luftime të ashpra, frontale dhe trup me trup, shtëpi më shtëpi e rrugë më rrugë. Beteja e madhe e mirëfilltë, për kushtet tona, ishte ajo e Mushqetasë ku luftimet nisën më 16.30 të datës 14 nëntor 1944 dhe zgjatën 24 orë pa pushim; ku morën pjesë 9 batalione të ushtrisë shqiptare dhe rreth 2000 força gjermane në lëvizje drejt Tiranës. U asgjësuan thuajse tërë forçat armike dhe nga pala shqiptare u vranë 12  partizanë. Nga forçat armike në luftën për çlirimin e Tiranës pati rreth 3000 të vrarë, 300 robër si dhe shumë armatime tanke, topa, muniçione, automjete, karro, kafshë të kapura etj. Nga forçat shqiptare u vranë 127 partizanë dhe u plagosën 291 vetë, u rrënuan shumë ndërtesa dhe u shkaktuan dëme të tjera jashtëzakonisht të mëdha. Rrugët, trotuaret sheshet dhe avllitë e Tiranës u përgjakën  si kurrë ndonjëherë…

Ja dhe formalja përkujtimore: Më 17 nëntor 2021, ora 10.00, në sheshin e vogël para Luftëtarit të Panjohur u kremtua 77 vjetori  i Çlirimit të Tiranës. Zbukurimet  e rastit  në terrenin e ngushtë ku u krye çeremoniali ishin të kuptimta si flamuj të kuq, ish-partizanë me shami të kuqe në qafë, ndonjë edhe me dekorata, kurora nga një sërë instituçionesh qëndrore dhe  ato vendore, një rrugiçë e kuqe e disa shkopinj kufizues hekuri. Me një mirëorganizim zyrtar nga koordinatorja e Bashkisë  së kryeqytetit për punën me veteranët dhe dëshmorët, znj. Gj. Kadriu u zhvillua një përkujtim formal i respektueshëm dhe, le të themi, me një farë dinjiteti. Prej orkestrës frymore me uniformë të kuqe, u dëgjua muzikë nderimesh të këtij lloji në shoqërim të atyre që vunë kurora. U ekzekutua Himni Kombëtar i Shqipërisë dhe u mbajtën katër fjalime të shkurtra, të thata. Domethënëse ishte që përshëndetjen e parë e bëri Kryetari i Komitetit Kombëtar të Organizatës së Veteranëve të LANÇ  dhe pasaradhësve të tyre “Nderi i Kombit”, Odise Porodini, i çili është edhe një nga pjesëmarrësit në ato luftime të para 77 vjetëve. Pasuan më tej fjalime nga Bashkia, Qarku, Prefektura, Parlamenti. I pari dhe e fundit ishte zëvendësa kurse i dyti dhe i treti ishin vetë kryetarët. Pjesëmarrja në sheshin e çungët ku njerëzit, gra e burra të moshave të ndryshme, respektonin edhe rregullat kundër gripit kovid-19, ishte relativisht masive; e midis tyre ishin edhe tre-katër ish-partizanë të gjallë në ato luftime, të çilët, përsëri në këmbë, me madhështinë e thjeshtësisë e tyre të pashoqe, shikonin se ç’bëhej aty tek ajo rrugiçë tapeti ngjyrë e kuqe …

Dhe pas këtyre 40 minutave të qëndrimit në këmbë aty përpara e anash monumentit , bri një peme pishe degëtharë shumë të hershme dhe disa pemëve të tjera rreth e qark edhe monumentit të pranishëm edhe trashëgimtarë të njërit prej themeluesve të Tiranës, Sulejman Balla, njerëzit u shpërndanë por… Fill krahas dhe pas këtyre çeremonive formale zyrtare shtetërore, shohim një ekspozitë fotografike dëshmorësh dhe disa parrulla  shoqëruese të vendosura mbi tre-katër këmbaleçë druri, drejtpërsëdrejti në shesh, pa rrugiça e zbukurime, i bënin jehonë gjakut të të rënëve të kësaj lufte dhe Enver Hoxhës, komandant i përgjithshëm i ushtrisë që solli çlirimin e Tiranës e të gjithë Shqipërisë, në nëntor 1944.I kishte vendosur Partia Komuniste.

Po ku është  memoriali i 127 të rënëve , dëshmorë të atdheut? Po ky është portreti i Enver Hoxhës që udhëhoqi atë luftë kombëtare çlirimtare? Po pse disa kanë frikë që t’ia përmendin emrin atij komandanti historik legjendar ? Po ku është kryetari i Bashkisë së kryeqytetit? Propozoj: vitin e ardhshëm të jetë ndërtuar, diku anash Sheshit “Skënderbej” memoriali përkujtomor për ata 127 djem e vajza që me gjakun e tyre sollën lirinë nga fashizmi e nazizmi dhe  të bëhet çeremoni ashtu siç e meritojnë luftimet e gjakta historike të Tiranës.