Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta mori pjesë në përurimin e Odeonit të ri në Tiranë të Kryegjyshatës Botërore të Bektashinjve. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin dhe Kryeministri, Edi Rama, Ministri i Mirëqenies Sociale, z. Blendi Klosi, Kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj, Kryetari i opozitës, z. Lulzim Basha, deputetë, përfaqësues të ndryshëm të trupit diplomatik në Shqipëri si dhe përfaqësues të klerit shqiptar. Pas fjalës përshëndetëse të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Baba Edmond Brahimaj, Kryetari i Kuvendit u njoh më nga afër me veprën madhështore të Odeonit të ri.