Kualifikueset Euro 2016, Shqipëri-Portugali 0-1 në minutën e 92-të

610
Ka përfunduar sfida e sotme mes Shqipërisë dhe Portugalisë mes rezultatin 0-1. Kombëtarja ka rezistuar deri në minutën e 92, kur pësoi gol. Një goditje nga këndi për Portugalinë nga e djathta e sulmit, topi hidhet në zonë ku Miguel Veloso kërcen mbi të gjithë dhe e dërgon topin në cepin e majtë të Berishës. Tashmë Shqipëria renditet e treta në grupin I të kryesuar nga Portugalia me 15 pikë, Danimarka ndjek me 12 pikë dhe kuqezinjtë me 1 pikë më pak, por me një ndeshje më shumë sesa danezët. Takimi i radhës për kuqezinjtë është sërish në Elbasan Arena, më 8 tetor kundër Serbisë (kur Portugalia do të presë Danimarkën), për ta mbyllur këtë fushatë kualifikuesesh në transfertën me Armeninë.
Sigal