Tiranë/ Të shtëna me pistoletë në një lokal, nuk ka të lënduar

468
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur sot, rreth orës 01.00, në rrugën “Xhanfize Keko”, në një lokal. Burime nga policia bëjnë me dije se autori ka qëlluar me pistoletë dhe gjatë kontrollit, arma është gjetur në ambientet e lokalit.
Gjithashtu në cilësinë e provës materiale janë gjetur edhe disa gëzhoja. Fatmirësisht nga ngjarja në fjalë, nuk raportohet për të lënduar. Grupi hetimor është duke punuar për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.
Sigal