IKMT aksion për shembjen e një ndërtese në Berat, pronarët: E kemi blerë në 1932

557
IKMT-ja ka nisur një aksion në Berat, për shembjen e një ndërtese buzë lumit Osum, në krah të Urës së Varur. Pronarët kundërshtojnë shembjen e godinës, me pretendimin se i është blerë Bashkisë që në vitin 1932. Pronarët, të shoqëruar edhe nga avokati i tyre, i kërkojnë IKMT-së vendimin për prishjen e ndërtesës.

“Ndërtesa i është blerë me franga ari bashkisë së asaj kohe. Ndërtesa e njohur si “Bar Dardha” është ndër karakteristiket e qytetit të Berati.”- shprehen pronarët. Katër muaj më parë, IKMT-ja shembi me dinamit një objekt që ishte ngritur në krah të “Bar Dardhës”, buzë lumit Osum në Berat.
Sigal