IKMT, aksion në Farkë dhe Paskuqan në kuadër të projekteve publike

594
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot një aksion në zonën e Farkës në kryeqytet. IKMT ka planifikuar prishjen e 23 objekteve, një, dy dhe tre katëshe me funksione shërbimi dhe banimi.
Operacioni i IKMT realizohet në kuadër të projektit për ndërtimin e unazës së jashtme të Tiranës, pjesa verilindore e saj, që përfshin segmentin kthesa e Saukut-Bregu i lumit, Loti 2. 
Një pjesë e objekteve që kanë nisur të prishen nga IKMT janë shpronësuar, ndërkohë që pjesa tjetër janë shpallur të jashtëligjshëm. 
Po sot, IKMT ka prishur dy objekte në zonën e Paskuqanit, pranë lumit të Tiranës. Objektet ishin pengesë për realizimin e projektit “Rehabilitimi i lumit të Tiranës”. Objektet e prishur ishin të jashtëligjshëm.
Sigal