Steve Bannon: Turqia është më e rrezikshme se Irani

622
Aktualisht, është një nga personazhet më të përfolur dhe më të frikshëm të politikës amerikane…
Politikanët e rinj qëndrojnë në rresht, në përpjekje për të dalë në foto me të, ose për të marrë përlqimin e tij. 
Përkrahësit, nga ana tjetër, përpiqen të mos irritojnë njeriun, i cili I ka shpallur luftë shumë prej tyre, përvecc senatorit Ted Kruz dhe Komitetit Kombëtar Republikan.
Titulli i tij i gjatë – Drejtori Ekzekutiv i Breitbart dhe ish-drejtori Strategi i administratës Trump – i thotë të gjitha. Ndërsa njerëzit e tjerë që u shkarkuan nga administrata Trump janë zhdukur, Steve Bannon, ka një platformë! Nga zyra e tij në Shtëpinë e Bardhë, ai shkoi direkt tek ajo që atij i pëlqen ta quajë: “Shtëpia Breitbart”. Deri më tani – ai shijon të dy botët: një “i jashtëm” që njeh shumë mirë (dhe disa kontakte), “të brendshmen”, botën ku gjërat marrin formë. 
Ka njerëz që e urrejnë ose e kanë frikë, sicc ka dhe njerëz që e ndjekin verbërisht. Por, askush nuk është indiferent ndaj “Faktorit X” në politikën amerikane të ditëve të sotme. 
Është i zgjuar, i shpejtë dhe i edukuar. Dhe në një intervistë të tij më të fundit, ka pranuar të komentoj shumë ccështje të nxehta të politikës amerikane dhe polikës së jashtme,

“E vërteta e hidhur për Korenë e Veriut”
Bannon mund të ketë shokuar shumëkend, kur i tha një gazetari, se pavarësisht kërcënimeve të tij, shefi i atëhershëm, Trump nuk kishte një alternativë ushtarake për ccështjen e Koresë së Veriut, të paktën jo para se të vriten të paktën “dhjetë milionë njerëz në Seul në 30 minutat e parë të ccdo sulmi të mundshëm ushtarak të amerikanëve…”. 
Shumë besojnë se, kjo ishte ajo që i kushtoi atij vendin e punës në Shtëpinë e Bardhë. Por, Bannon ka shtuar akoma më shumë kritikat për këtë ccështje. Ai gjithashtu ka komentuar dhe situatën në Turqi dhe tensionet në marrdhëniet mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Turqisë. 

“Rreziku më i madh është Turqia”
“Turqia është rreziku më i madh për ne (Shtetet e Bashkuara të Amerikës!”. Ndërsa pohon këtë fakt, ai tregon me bindje të plotë se Turqia është më e rrezikshme se Irani. “Jo, Turqia është më e rrezikshme se Irani”, pohon ai me bindje të plotë. 
“Jo, nuk po tregohemi të vëmendshëm për ato që po ndodhin në Turqi, nën drejtimin e Presidentit Rexhep Tajjip Erdogan! Kjo është një çështje që unë do ta ndjek më shumë vëmendje”, shprehet i bindur Bannon.

24 orë në 7 ditë të javës i ruajtur nën masa të rrepta sigurie 
Bannon gjatë gjithë kohës ruhet nën masa të rrepta sigurie. Vizioni i tij në ekstrem, si dhe fuqia e tij në rritje, janë disa prej arsyeve që kanë shqetësuar jo pak njerëz. Ndërkohë, i pyetur nëse ndihet i frikësuar, ai përgjigjet: “Edhe nëse dikush më vret, ky revolucion tashmë ka filluar … Askush nuk mund ta vrasë atë… Të tjerët do ta vazhdojnë këtë që ka nisur…”.

Rezultate imazhesh për turkey iran
Sigal