I vë flakën dyqanit të xhaxhait, digjet 27-vjeçari

579
Sigal

Dogji kioskën e xhaxhait, mbetet i plagosur 27-vjeçari.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në fshatin Velmisht, Rroskovec,ku sipas policisë, shtetasi E.A, 27 vjeç, banues në Arapaj, Roskovec, dyshohet se ka djegur objekt (kioskë) në pronësi të xhaxhit të tij B.A..

27 vjeçari, gjatë djegies së kioskës, është dëmtuar edhe vetë i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.

Materialet hetimore i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.