I shërbente bandave, GJKKO dënon me 2.4 vite burg ish shefin e krimeve në Elbasan

115
Sigal

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 2 vite e 4 muaj burg Leonard Palushin, ish-shefin e krimeve në Policinë e Elbasanit. Palushi u arrestua gjatë operacionit “Plumbi i Artë”, ndërsa u gjet fajtor për akuzën e korrupsionit.

Ish-zyrtari i lartë i policisë ndihmonte Erion Alibej, të arrestuar si drejtues i një grupi kriminal që vepronte në Elbasan.

Palushi u vu në prangat e policisë pas dëshmisë së Nuredin Dumanit që pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë për të zbardhur disa ngjarje të rënda kriminale.

Referuar hetimeve ka rezultuar se arma me të cilën u vra Emiljano Ramazani në gusht të vitit 2020, u vendos qëllimisht në një servis në Peqin me qëllim përplasjen e dy grupeve kriminale që nuk kishin lidhje me ngjarjen.