Tentuan të rrëmbenin 29-vjeçarin në Vlorë, ndalohet njëri prej dy autorëve të përfshirë

189
Sigal

Policia e Vlorës njofton se është ndaluar 31-vjeçari Sadedin Jaupaj, i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me 34-vjeçarin Sadri Sulaj tentuan të rrëmbenin një 29-vjeçar.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Vlorë.

Sipas policisë Jaupaj dhe Sulaj të dy banues në fshatin Armen, për motive të dobëta tentuan ta marrin në makinë forcërisht 29-vjeçarin A.S.

Ndërkohë autori tjetër, 34-vjeçari është ende në kërkim nga Policia e Vlorës.

Njoftimi- Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, ndaluan shtetasin S. J., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim.