EMRI/ Kush është 19-vjeçari nga Cërriku që abuzoi me minorenen në Lushnje

203
Sigal

Fisnik Halili i datëlindjes 2 prill i vitit 2002 është 19 vjeçari, i cili akuzohet se ka kryer mardhënie seksuale me 11-vjeçaren banuese në një lagje të qytetit të Lushnjës.

Prindërit e 11-vjeçares, pasi kanë marrë vesh ngjarjen që ua ka treguar e bija pas këmbnguljes së tyre kanë shkuar dhe kanë kryer denoncimin paraditen e sotme në komisariatin e policisë së qytetit.

Burime zyrtare nga ky komisariat police pohuan se pasi morën denoncimin, policia lushnjare ka njoftuar kolegët e tyre të Cërrikut, të cilët janë vënë në kërkim të 19-vjeçarit, i cili është banues në fshatin Selitë të Cërrikut.

Blutë e Cërrikut kanë kryer ndalimin e tij e shoqërimin në komisariat të policisë së Cërrikut. Aty ka shkuar një automjet i policisë së Lushnjes, të cilët kanë kryer shoqërimin e tij për në policinë lushnjare ku dhe e kanë marrë në pyetje në prezencë dhe të prokurorit të gatshëm.

Mësohet se 19 vjeçari ka pohuar se kanë kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë, gjë që edhe 11-vjeçarja e ka pohuar kur është marrë në pyetje në prani të psikologes.

Tashmë pritet dhe dalja e ekspertizës mjeko- ligjore që të vertetojë nëse 11-vjeçaria ka kryer akt seksual me 19 vjeçarin dhe mbi të ka pasur shënja dhune të tjera apo jo, nëse është kryer me dëshirë apo me forcë.

Enigmë mbetet mënyra se si janë njohur 19 vjeçari me 11 vjeçaren, nëpërmjet rrjeteve sociale dhe ka shkuar e ka marrë me makinë në Lushnjë e më pas kanë kryer mardhënie seksuale në banesën e tij , apo 11 vjeçarja ka të afërm të saj në fshatin Selitë pranë Cërrikut, atje janë njohur dhe më pas kanë kryer mardhënie seksuale.