VIDEO/ Atalanta ndëshkon Manchester United, gafë e rëndë e De Gea-s

105
Sigal

Atalanta kaloi në avantazh në minutën e 12-të të ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester United, falë gafës së rëndë të portierit të Djajve të Kuq, David De Gee.

Duvan Zapata pason saktësisht për Josip Ilicic, i cili godet fortë nga brenda zonës. Portieri i United, David De Gea në tentativë për ta larguar topin, e dërgoi atë gabimisht në rrjetë.

Gjyqtarët në sallën e VAR-it më pas diskutuan për gati një minutë nëse do të quanin golin dhe në fund arbitri kryesor Slavko Vincic tregoi me gisht qendrën për festën e madhe në tribunat e stadiumit në Bergamo.