Mbyllet protesta e opozitës, protestuesit përcjellin Berishën deri tek selia e PD

93
Sigal

Mbyllet protesta e opozitës. Protesta që zgjati rreth 120 minuta nisi nga sheshi “Skënderbej” dhe e përfunduar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, por pa thyer perimetrin e sigurisë të vendosur nga policia për samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Në përfundim të protestës Simpatizantët e PD-së e kanë përcjellë Berishën deri tek selia blu.

Protesta nisi me tensione, teksa një incident i fortë dhe i paprecedentë e shënoi ditën e sotme. Përkundër protestuesve paqësorë me thirrje drejtuar Europës, një 31-vjeçar ka sulmuar kryeopozitarin Sali Berisha.
Mbyllet protesta e opozitës, protestuesit përcjellin Berishën

Berisha pas protestës

Kreu i PD-së Sali Berisha dhe kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta kanë marshuar nga selia e PD drejt bulevardit, teksa Berisha është qëlluar nga një person me grusht.

Mësohet se Berisha është gjakosur në fytyrë, madje edhe është rrëzuar. Ndërkohë, ndërhyrja e truprojës të tij dhe simpatizantëve të tjerë ka qenë e menjëhershme duke neutralizuar autorin.