Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Nuk gjykoi, por zbatoi !

166
Sigal

Shoqata e Bashkive i kërkoi Gjykatës Kushtetutese shqyrtimin e legjitimitetit të zgjedhjeve të vetëqeverisjes vendore të qershorit 2019, që u zhvilluan pa opozitën, rikthyen Këshillat Popullore të Rretheve dhe Komitetet Ekzekutive të tyre. Ky model qeverisje po kritikohet tani nga kryeministri, sepse e ka mbushur administratën me militantë, ka rritur shpenzimet administrative me 25%, territoret janë mbushur me mbeturina, uji po helmon banorët. Gjykata e “Re” Kushtetutese, nuk kishte aftësi ta gjykonte kërkesën, dhe zbatoi opinionin e Komisionit të Venecias. Aferim i qoftë !