Një 74-vjeçar është rasti i 12-të me koronavirus i konfirmuar në Durrës nga Instituti i Shëndetit Publik në Durrës.I moshuari nuk ka pasur kontakte me persona të infektuar më parë nga virusi.Ai jeton me të shoqen, ndërsa fëmijët i ka në Tiranë.Nuk dihet nga e ka marrë virusin, po dyshohet gjatë daljes në treg për të bërë pazaret e nevojshme.Ndërkohë drejt Infektivit të QSUT janë dërguar disa raste nga Durrësi me simptoma të Covid-19 dhe pse nuk e kanë bërë apo nuk u ka ardhur ende përgjigjja e testit të tamponit.