Babai me virus, Meghan-Harryt: Në asnjë rrethanë nuk do të shkosh atje

339
Sigal

Virusi ka prekur edhe princin britanik të kurorës 71-vjeçari Charles dhe Meghan Markle i ka ndaluar rreptësisht të shoqit Princ Harry të udhëtojë për ta vizituar. Ai është në vetë-izolim në kështjellën Balmoral në Skoci me bashkëshorten Camilla. Dukesha e Sussex i ka thënë Princit Harry se “në asnjë rrethanë” nuk miraton që ai të udhëtojë në këtë periudhë.

“Meghan tha se Harry ka kontaktuar me të atin dhe sigurisht është i mërzitur për situatën. Ata të dy janë të mërzitur pasi do të dëshironin të bënin diçka në këtë situatë”.

Nga ana tjetër, në një postim në Instagram, çifti u bënte thirrje fansave të bashkohen për të luftuar koronavirusin. “Në këto kohë të pasigurta, më shumë se kurrë kemi nevojë për njëri-tjetrin, na nevojitet njëri-tjetri për mbështetje, për të vërtetën dhe për t’u ndjerë më pak vetëm”