Sigal

Pas shumë diss-esh, ofendimesh dhe debatesh, Drake dhe Meek Mill janë gati ta hedhin të shkuarën pas krahëve. Si një shenjë se “lufta” ka mbaruar tashmë, ata u shfaqën bashkë në një koncert të mbajtur në Boston.

Drake thirri në skenë Mill dhe ja, kaq ishte. “Kjo gjë më qetësoi me të vërtetë”, shkruan Drake në Instagram, duke theksuar se është i lumtur që ai u rikthye pas qëndrimit në burg, si pasojë e shkeljes së rregullave të lirimit me kusht për një dënim të 2008-ës.