I mori 8 milionë lekë familjares së pacientes me COVID-19, gjykata lë në burg Tire Alldervishin

225
Sigal

Paraditen e sotme Gjykata e Apelit ka lënë në burg Tire Alldervishin, sanitaren që duke u hequr si infermiere i mori 8 milionë lekë familjares së një pacienteje të infektuar me Covid tek spitali “Shefqet Ndroqi”.

Alldervishi akuzohet për “mashtrim më shumë se një herë”.

Kujtojmë që sanitarja 55-vjeçarja, apeloi vendimin e gjykatës së Shkallës së Parë dhe depozitoi përmes avokates së saj kërkesën ku kërkonte ndyshim të masës së sigurisë.

Në kërkesën e saj për zbutjen e masës së sigurisë, Tire Alldërvishi do të shprehej se ka qenë e prekur me Covid dhe se sipas saj nuk është negativizuar.

“Jam rrezik për të infektuar edhe të tjerët në burg”, thuhej në kërkesë.