Skema e pastrimit të parave/ 59% e ndërtimeve nuk kanë burime financiare, qarkullimet monetare bëhen me para cash me çanta në banka

237
Sigal

Juristi Marash Logu dhe gazetari Gjergji Erebara kanë shpjeguar me detaje mënyrën sesi bëhet pastrimi i parave në Shqipëri. Një nga skemat më të njohura shpjegojnë ata është ajo e “parave cash në banka”.

Erebara: Vullneti i prokurorëve për të hetuar nuk është.

Logu: Ajo që po thotë SPAK-u është vetëm justifikim. Kemi një procedurë më të thjeshtëzuar. Nuk është e nevojshme të kalosh nga ministria e drejtësisë me letërporosi, por drejtpërdrejt nga prokuroria. Kjo marrëveshje me prokurorinë italianë do u mundësonte prokurorëve të SPAK të vepronin me shpejtësi. Po të shikojmë kompani që kanë marrë leje ndërtimi, janë përgjithësisht të reja.

Erebara: Përshembull. Ti je Ndragheta, gjen një person në Shqipëri që hap kompani. Ai personi bën qarkullime monetare që nuk kontrollohen nga shteti, bëhen cash. Merret një leje dhe hidhet një sasi e vogël parash. Kur regjistrohen këto apartamente në hipotekë deklarohen me vlera të mëdha. Po të shikosh me vëmendje numrin e hotele buzë autostradës, janë tipike për pastrimin e parave. Në Shqipëri ka ndërtime që nuk kanë asnjë logjikë ekonomike.

Logu: Funksionimi me cash është shumë e pranishme. Një pjesë e madhe e atyre që po ndërtojnë sot, rreth 59% e tyre nuk kanë burime, kryhen nëpërmjet cash. Të gjithë na ka rënë në sy fakti që jemi në situatë krize. Jemi në një situatë ku bankat refuzojnë kreditë e industrisë së ndërtimit dhe megjithatë ndërtimet vazhdojnë. Prokuroria i ka këto indicie. Në tre vitet e fundit mendohet se në Shqipëri janë pastruar 1.3 miliard euro. rreth 59% e kompanive nuk kanë burime financiare të mjaftueshme dhe rreth 60% mendohet se vijnë nga para të pista.

Erebara: Në tregun e ndërtimit qarkullojnë edhe para të pastra. Ato të pista janë në rendin e qindra milion eurove çdo vit. Në gjithë këtë qarkullim të jashtëm ka një diferencë të qindra milion që janë para që nuk dihet nga vinë.