I kujtoi shtëpitë, reagon Presidenca: Meta ka vetëm një, Shqipërinë!

381
Sigal

Presidenca ka reaguar menjëherë në përgjigje të deklaratës së bërë nga kryeministri Rama, teksa u pyet për manifestimin e thërritur nga kreu i Shtetit.

“Presidenti e ka shtëpinë më shumë se një shtëpi dhe detyra e kryeministrit është të merret me ata që kanë mbetur në çadra pas tërmetit të 26 nëntorit”– tha këtë paradite kryeministri Rama.

Kësaj deklarate i është përgjigjur flakë për flakë zëdhënësi i presidentit Meta, i cili ka theksuar se “Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë”, e duke i bërë edhe një pyetje.

Postimi i Tedi Blushit:

Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë.