Armëmbajtje pa leje dhe vjedhje, arrestohen dy të rinj në Fier

466
Sigal

Policia e Fierit ka arrestuar një 24-vjeçar për armëmbajtjeje pa leje. Burime zyrtare thanë se pas kontrollit të kryer në banesën e shtetasit me inicialet A.B., nga Levani, atij iu gjetën një armë zjarri automatike me një krehër dhe dhjetë fishekë.

I riu akuzohet për veprën penale “Mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak” për të cilën parashikohet dënimi nga pesë deri në shtatë vjet.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara, u kap dhe u ndalua një shtetas i shpallur në kërkim për vjedhje.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: E. B, 19 vjeç, banues në Boçovë.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 25.01.2020 ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet proceduriale për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier.