Presidenti Meta: Një takim i ngrohtë pune me Ambasadorin e Norvegjisë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl.

272
Sigal

Një takim i ngrohtë pune me Ambasadorin e Norvegjisë, Sh.T.Z. Jens Erik Grondahl.
Vlerësova mbështetjen e vazhdueshme të Norvegjisë në proceset e integrimit euroatlantik të Shqipërisë dhe politikën e saj inkurajuese ndaj afrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
Marrëdhëniet shumë të mira mes dy vendeve në planin politik, veçanërisht konkretizimi i tyre i suksesshëm në planin ekonomik, mbeten model dhe nxitje për të shtuar përpjekjet tona në shfrytëzimin e mundësive dypalëshe edhe në fusha të tjera, si bujqësi, turizëm, infrastrukturë, tregti dhe arsim

NOA