Dosja me 24 të pandehur e 339/ Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh një nga fraksionet

345
Sigal

Gjykata e Posaçme kthen për plotësim hetimesh një nga fraksionet e dosjes së famshme 339.

sipas gjyqtares paraprake akuza e SPAK është e paqartë dhe ka nevojë për plotësim të hetimeve.

Dosja 339 ka 24 të pandehur, mes të cilëve Avdylajt e Shijakut dhe të akuzuarit për laboratorin e drogës në Brenog të Hasit.

Sipas gjykatës prokuroria nuk ka individualizuar akuzat për të pandehurit, referuar episodeve kriminale. Ndaj i ka dhënë 2 javë kohë prokurorisë për saktësimin e akuzave.