I kërkoi punë pronarit italian, më pas e qëllon me armë. Çfarë ndodhi pasditen e djeshme

Policia italiane ka arritur të ve në pranga një tjetër shqiptar.

Bëhet fjalë për shtetasin Adriatik Shehu, 44 vjeç, banues në Fiuggi, qëlloi me armë zjarri ndaj një 57-vjeçari, kontraktues ndërtimi dhe ish-punëdhënësi i tij.

NOA

Nga raportimet e mediave, konflikti mes të dyve erdhi pas kërkesës për një punë të re nga ana e shqiptarit në firmën e 57 vjeçarit italian, por hasi rezistencën e këtij të fundit.

Punëtori shqiptar nxori armën dhe e kërcënoi, e më pas qëlloi me dy plumba në drejtim të tij, ku njëri e preku në pjesën e këmbës dhe tjetri preku makinën e italianit.

Pas ngjarjes Shehu tentoi të arratisej, por 6 patrulla të karabinierëve të Alatri arritën menjëherë në vendngjarje dhe kontrolluan zonën për të gjetur personin, i cili ishte ende i armatosur.

Pas kërkimeve, e gjetën atë pranë një bari në zonë dhe pasi morën masat paraprake për të shmangur rrezikun për kalimtarët e rastit, policia arriti ta bllokonte duke e prangosur.

44-vjeçari kishte hedhur armën, e cila u gjet menjëherë nga policia afër vendit të arrestimit.

Bëhet fjalë për pistoletë kalibër 7.65, e cila iu nënshtrua konfiskimit.

Shqiptari do të përballet me drejtësinë italiane për akuzën e “vrasjes së mbetur në tentative” dhe “armëmbajtje pa leje”.