Është strehuar familja e parë ukrainasë në Tiranë. Bëhet fjalë për një familje me katër anëatrë. Burrë, grua e dy fëmijët e tyre tashmë i kanë ikur luftës së tmerrshme që Rusia po zhvillon në Ukrainë dhe ndodhen në Tiranë. Lajmin për strehimin e tyre e ka bërë me dije Ministrja e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Kjo e fundit shkruan se ukrainasit tashmë ndodhen në një fermë në Laknas ku nuk u ka munguar mikpritja.“Ikur nga tmerri i luftës, familja e parë nga Ukraina mbërrin në Tiranë!”- shkruan ndër të tjera Spiropali.Kjo familje do të pasohet edhe nga ukrainas të tjerë që do të vijnë të strehohen në Shqipëri. Vetë kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se njësoj siç u veprua me afganët që u pushtuan nga talebantë, Shqipëria do të hapë dyert edhe për ukrainasit. Prej 18 ditësh, Ukraina vuan luftën e tmerrshme nga Rusia. Nga vendi janë larguar mbi 2 milionë qytetarë që për strehë kanë zgjedhur vendet fqinje.






















