Pas naftës, bukës dhe vajit, rritet edhe çmimi i ujit

225
Sigal

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga protesta masive për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe ushqimeve. Qeveria është munduar ta justifikojë këtë situatë duke e lidhur me efektet që ka sjellë në mbarë botën lufta Rusi-Ukrainë dhe se ka patur mungesa në treg. Por çuditërisht rritja stratsoferike e çmimeve u vërejt më së pari në Shqipëri, në ndryshim total nga vendet fqinje.

Por mesa duket kjo nuk është e gjitha, pasi siç shkruan edhe një qytetar në redaksinë e një medie, ka filluar të rritet edhe çmimi i ujit. Nga 100 lekë që ishte, tashmë një bidon ka shkuar në 120 lekë. “Shiko ka ndryshuar edhe cmimi i ujit, nga 1 mije leke ne 1200 leke. Skandal. Flm”- shkruan qytetari.