Sigal

Prona, vazhdon të jetë shkak për konflikte edhe brenda familjeve. Rasti më i fundit i një konflikti pronësie, ka ndodhur ën Dibër dhe ka përfunduar me rrahjen midis dy vëllezërve, njëri prej të cilëve ka thirrur për ndihmë edhe djalin tij.

Për pasojë, babë e birë, kanë përfunduar nën pranga.

Komisariati i Policisë Dibër

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë, i shtetasve:

Xh. C., 56 vjeç, E. C., 25 vjeç, banues në fshatin Ushtelenxë, Dibër (babë e bir)

Arrestimi i tyre u bë pasi, në fshatin Ushtelenxë, shtetasi Xh. C., në bashkëpunim me djalin e tij E. C., për motive pronësie kanë ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij shtetasit A. C., 43 vjeç.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Dhuna në familje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 130/a, pika 3 e 25 të Kodit Penal.