I dyshuar si bashkëpunëtor në grabitjen me armë të një dyqani në Shkodër, arrestohet pas pesë muajsh 19-vjeçari

33
Sigal

Arrestohet nga policia e Shkodrës një 19-vjeçar i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor i dyshuar në vjedhjen me armë të një shume parash në një dyqan në fshatin Drisht.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 02.04.2021, në fshatin Drisht, ku dy shtetas vodhën nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.

Si rezultat i veprimeve hetimore, më datë 06.09.2021 u bë i mundur identifikimi, kapja dhe ndalimi i njërit prej autorëve, shtetasi A. C., 18 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.

Gjithashtu, mëngjesin e sotëm është ndaluar autori tjetër i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje, shtetasi D. Sh., 19 vjeç, banues në fshatin Bleran, Njësia Administrative Rrethina, Bashkia Shkodër.

Këta shtetas dyshohen se paraditen e datës 2 prill 2021, në fshatin Drisht, në bashkëpunim më njëri-tjetrin, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një shumë parash në dyqanin e shtetases Y. C.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.