I dënuari tenton të vetëvritet në burgun e Beratit

402
Sigal

Një i burgosur në IEPV-në Berat ka tentuar ti jap fund jetës mbrëmjen e sotme.

Mësohet se i burgosuri me inicialet M. B., është varur me një çarçaf në qelinë e tij. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe i burgosuri, pasi është pikasur nga një prej rojave të turnit për shkak të zhurmës së bërë, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat.

Burime nga Spitali i Beratit bëjnë me dije se, gjendja e të burgosurit është e rëndë dhe ende e pastabilizuar.

I burgosuri, banues në fshatit Samaticë në Urë-Vajgurore vuante prej disa muajsh dënimin për ‘Dhunë në familje’ në IEPV Berat.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat që e kanë çuar Bushin të ndërmarrë një akt të tillë vetëflijimi, ndërkohë që pritet që nga ana e policisë së burgjeve të fillojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes.