Mjeku Ilir Alimehmeti: Fëmijët të mos vaksinohen

555
Sigal

Përsa i përket vaksinimit të fëmijëve, Alimehmeti theksoi se nuk është i nevojshëm duke patur parasysh nivelin e transmetueshmërisë së virusit dhe formën që kalojnë. “Fëmijët nuk kanë qenë kurrë motori i transmetueshmërisë. 2-8 përqind në një ambient familjar virusi ka qenë futur nga fëmijët. Klinika për vetë fëmijën është shumë e butë, aq e qetë. Janë pesëfish rastet asimptomatike në krahasim me të rriturit dhe mbijetueshmëria e moshës poshtë 18-vjeç është 99 përqind.

Ose më saktë në Angli kanë vdekur vetëm 25 fëmijë poshtë 18 vjeç ndër 500 mijë të sëmurë. Të gjitha vaksinat e kanë kaluar fazën eksperimentale dhe kanë autorizim emergjence. Një nga elementet kyçe pse nuk kanë aprovim të plotë është se nuk është studiuar në kohë siguria e tyre.

Ndryshe kur e diskutojmë për veten tonë, po kur ia ofrojmë një 14 vjeçari diferenca është shumë e madhe. Nëse fëmijët nuk janë transmetues, atëherë cila është arsyeja për t’u bërë këto vaksina.“, tha ai.