I dënuar me 1 vit e 8 muaj burg për trafik emigrantësh të paligjshëm, arrestohet 52-vjeçari në Korçë

41
Sigal

Një 52-vjeçar i dënuar me 1 vit e 8 muaj burg është arrestuar mesditën e sotme në Korçë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale A.F., dhe se ndaj tij rëndon akuza “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit A. F., 52 vjeç, banues në Korçë, pasi me vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Ky shtetas ka për të vuajtur edhe 1 vit e 8 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.