I caktohet sot masa e sigurisë, ja momenti kur furgoni i policisë transporton Jamarbër Malltezin në GJKKO

96
Sigal

Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një furgon policie, brenda të cilit ndodhet Jamarbër Malltezi, hyn në ambientet e GJKKO. Malltezi, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, është shoqëruar nga ambiente te drejtorisë së Policisë së Tiranës, drejt gjykatës.

Ai do të njihet me masën e sigurisë dhe do të merret sot për herë të parë në pyetje nga prokurorët e SPAK.