Hyqmet Zane: Socialistët përballë metamorfozës të politikanëve analfabetë

95
Sigal

“Titaniku” i Edi Ramës dhe “Ajzbergu amerikan”, që fundos tradhëtinë

 “Analfabeti më i keq është analfabeti politik. Ai nuk dëgjon, nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjartjet poolitike. Ai nuk e di se kostoja e jetës, çmimi i fasuleve, i peshkut, i miellit, i qerasë, i këpucëve dhe i ilaçeve varen nga vendimet politike”.

Kryeministri i Shqipërisë është rritur jo nga gjatësia, por si një klloun, që tanimë ka hyrë në arenën e cirkut që po bën për të qeshur me pamjen vajtuese dhe fjalët pa lidhje që thotë. Duke qenë pjellë e lojës politike të së majtës me nuancat më negative, që ia ka skicuar vetë Fatos Nano, ai po sillet si një politikan analfabet. Edhe pse shumë fansa të tij e citojnë për oratorinë dhe sjelljen me performancë “lideri botëror”, i kanë mbetur tanimë vetëm imazhet e së shkuarës ngaqë skandalet e kanë degjeneruar imazhin real të tij. Më kujtohet historiku i anijes më të madhe të fillimshekulli XX Titaniku, e ditur tanimë se si nisi udhëtimin e madhështisë dhe që u fundos nga ajzbergu i padukshëm, i fshehur që shembi delirin e euforisë se “As Zoti s’mund ta fundosë atë”, sipas pohimeve të inxhinierëve projektues të saj. Përshtashmërisht ngjason me kryeministrin Edi Rama. Mënyra se si nisën ditët dhe muajt e sjelljes kryeministrore me fasada, me mungesa të theksuara të përmbajtjes në qeverisje, sot gjithçka po përfundon në një tragjikomedi, që i ka shuar buzëqeshjen dhe e ka “blinduar” në Surrelin e tij. Mënyra se si analistët e sotëm, ata të blerët po e pompojnë dhe po përdorin të gjitha llojet e kambalecave për t’ia lehtësuar ecjen e ditëve të fundit, më sjell në vëmendje mendimin e shkrimtarit të shquar gjerman Bertold Brecht kur ka shkruar se “Analfabeti më i keq është analfabeti politik. Ai nuk dëgjon, nuk flet, nuk do t’ia dijë për ngjartjet poolitike. Ai nuk e di se kostoja e jetës, çmimi i fasuleve, i peshkut, i miellit, i qerasë, i këpucëve dhe i ilaçeve varen nga vendimet politike”. Analfabeti politik është kaq gomar sa krekoset dhe fryn gjoksin duke thënë se e urren politikën. Nuk e di hajvani se nga injoranca e tij politike lind prostituta, fëmija i lënë rrugëve, grabitësi me thyerje, lind më i keqi i të gjithë banditëve, që është politikani mashtrues, mafiozi i korruptuar, lakeu i sipërmarrjeve kombëtare shumëkombëshe” Kështu ka ndodhur në mesin e socialistëve nga një metamorfozë e transformimit të idealeve në një grusht idesh, që i thotë vetëm “lideri botëror” i punëve më të ulta korruptive dhe mafioze, skandaloze dhe mjeruese për popullin që po paguan haraçin e votimit me ikjen nga vendi. Shpejtësia me të cilën kanë vrapuar lajmet e skandaleve të fundit, po bëjnë qartësisht atë që ka qenë Edi Rama në krye të bashksisë së Tiranës dhe se si erdhi dhe qeverrisi më 2013 dhe që sot ka përfunduar në një tragjikomedi. Nuk e di se sa kohë i ka mbetur kryeministrit që t’i qëndrojë besnik fjalëve të tij se “unë nuk do iki kur doni ju, por kur të dua unë vetë”, ngaqë ikjen tanimë ia ka përgatitur ai vetes së tij me shpejtësinë me të cilën kanë vrapuar skandalet nga më seriozet dhe me përmasa botërore si kjo e lidhjes të tij me McGonigal. Ajo që pohoi ish sekretari i shtetit amerikan Mike Pompeo në lidhje me atë që ka bërë ish drejtori i FBI-së i kundërzbulimit se “nëse do bëhej skenar në një film, do ishte një komedi dhe jo dramë. Kjo është jo serioze, është  e vështirë, sepse nuk di nga t’ia fillosh. Kjo është shumë e çuditshme”. Dhe kur këtë e pohon një personalitet i lartë amerikan, që ka qenë Sekretar Amerikan i Shtetit, mua më duket se i ka dhënë një shuplakë në distancë homologut të tij aktual Entoni Blinken për allishverishet që ka përdorur për t’i mbajtur hatrin një kryeministri; për të shpallur “non grata” liderin historik të opozitës Sali Berisha dhe më tej akoma të shpiknin e-mail vetëm e vetëm që të njollosin figurën e ish presidentit Ilir Meta me të njejtat metoda që përdorte diktatori në fillimet e qeverisjes së të ashtuquajturit “çlirim” me personalitetet shqiptarë vetëm e vetëm pse kështu donte lidershipi serb në udhëheqje të qeverisjes shqiptare të kohës duke burgosur dhe vrarë opozitarizmin e kohës. Gjithësesi duhet thënë se ngjashmëria e politikës analfabete të Enver Hoxhës që e imitoi Edi Rama në kohën e sotme është një fatkeqësi kombëtare, që i është bërë tërë kombit, sepse ky soj kryeministri nuk është marrë me asgjë tjetër vetëm për të sanksionuar monizmin e tij dhe për të eleminuar opozitën e vërtetë dhe për ta nxjerrë jashtë përdorimit parlamentarizmin.

Edi Rama kërkoi ta ngjasonte veten me Titanikun, por harroi se ajo anija e tij e qeverisjes u shemb jo nga ajzbergu i oqeanit, por u fundos nga ajzbergu amerikan i tradhëtisë që i serviri atij, Saorosi, dhe i biri i tij në vendin e tyre nga njerëzit e tyre, sepse Zoti i fëlliq ata që duan të fëlliqin popullin dhe të ardhmen e tij. Ndoshta ka filluar të kuptohet se populli nuk duhet t’i frikësohet qeverisjes, se nuk e do tiraninë, ndaj dhe protesta me çdo mjet duhet të vazhdojë. Njëherazi dita ditës po shtohen dozat e një grupi qeverisës që po i frikësohet popullit që koha po i dikton revolucionin për keqeverisjen për të fituar lirinë. Oqeani i protestës për të drejtën do përmbys dhe fundos çdo titanik. Në këtë fundin e tij të turpshëm, Edi Ramës po i ndodh të merret me punë antistresi në vetmi. siç bënte Tororino në vetminë e tij si bahçevan.