Hyqmet Zane: Shkrimi im i parë në pragrënien e diktaturës

571
Sigal

Kur shkrova artikullin e parë në pragrënien e diktaturës

Nga Hyqmet Zane

Në pragrënien e sistemit diktatorial, u hap edhe rruga e lirisë së shprehjes dhe të medias. I përjetoja me vëmendje dhe si intelektual situatën  e një ndryshimi që po vraponte kryq e tërthorë në Shqipëri. Ishin ditët e para të vitit 1991, kur pas daljes së numrit të parë të gazetës opozitare “Rilindja Demokratike (RD) më 5 janar, edhe unë ë ndjeva nevojën e të shprehurit përmes medaias. Ishte fillim shkurti 1991, kur në Shqipëri dhe në Elbasan ziente kazani i protestave. Rastësiht u takova me Bujar Hudhri, një mik i njohur që sa më pa, pas përshëndetjeve, më tha “Hyqmet, më në fund hapëm një gazetë edhe ne në Elbasna “Fjala e Lirë” quhet, pres shkrime edh enga ti”. Pata rastin të shkoja tek ndërtesa dykatëshe pas lulishtes te ish turizmi i vjetër dhe aty u takova me Bujarin, me Flutra Açkën dhe Vjollca Asllanin si dhe me Emin haxhiademin, djali i shkrimtarit elbasanas Ethem Haxhiademi. Çova artikullin tim të parë.

Si një pjestar i një familjeje që nuk shihej me sy të mrië nga regjimi për shkaqe të rrethanave që njihen tashmë, por edhe si mësues letërsie, dija shumë gjëra dhe kisha përjetuar shumë realitete. Pikërisht shkrimi im i parë iu kushtua mësuesve, asaj elite të shkëlqyer që persekutimin e kishte edh emë të madh. Duke jetuar në Cerrik për 26 vjet, isha bërë bahskëudhëtar i ngjarjeve të rënda të persekutimit të mësuesve si Dilaver Shkodra, Adem Paralloi dhe Hasan Rami, por edhe të të tjerëve. Bujari e pa, ia adresoi Flutra Açkës dhe u botua. Shkrimi doli më 26 shkurt 1991, pikërisht 6 ditë kur edhe u rrëzua monumenti i diktatorit Enver Hoxha. Ndjehesha krenar se kisha bërë diçka në kujtim të mësuesve, atyre njerëzve që regjimi i shikonte si delja e zezë.

Përse shkrova për Dilaver Shkodrës ?

 Ai ishte mësuesi im i letërsisë në gjimnazin Tomor Sinani”. Një njeri shumë i mmirë dhe me njohur të gjera për letërsinë dhe një metodist i mirë i dhënies së kësaj lënde. Familja Shkodra në Elbasna ishte një familje intelektuale dhe profesor Dilaveri ishte njeri serioz dhe i qeshur, me shpirt të madh dhe pedant njëkohësisht. Ishte martuar me Ikbal Fagun, edhe ajo mësues filloreje dhe motra e Nazmi Fagut, i mirënjohur në Elbasan dhe i dënuar nga regjimi fillimisht me pushkatim e mandej me 25 vjet burg.

Ishin këto arsye të mjaftueshme që armata e spiunëve që kishte Cerriku në një periudhë të nxehtë të luftës kundër “armikut të klasës” e denoncuan profesor Dilaverin në vitin 1976, duke e akuzuar për njeri me shfaqje t ëhuaja dhe lidhje me familje me cen në biografi si, edhe pse intelektualë seriozë dhe me kontribute si me Minella Çami që e futën edhe atë në bug dhe me Telat Mehmeti që më vonë edh ekëtë e futën në burg.

Gjyqin publik ia bënë në kinemanë e Cerriktu “Ptoleme Xhuvani” që më shumë u kthye në vatër persekutimi se sa në një kinema argëtuese për rininë e qytetit. Akuzat ishin montime bajate të injorancës së atyre që donin të ushtronin diktat ogurzi mbi intelektualizmin e njerëzve dhe mësuesve të tillë që kishin nxjerrë nga duart e tyre qindra nxnës me nivele të larta.

Përse shkrova për Adem Paralloin ?

 I mirënjohur si një familje intelektualësh me emër dhe arsimtarë të nderuar në Elbasan, Adem Paralloi zëvendësoi profesor Dilaverin pas dënimit të tij. Talenti dhe metodika, njohuritë dhe mësues potencial (ish mësuesi udhëheqës i praktikës mësimore që unë bëra në gjimnazin e Cerrikut në përfundim të shkollës së lartë) . Mospajtimi i tij me eksperiencat politike të kohës dhe konfliktet me drejtues anëtarë partie të gjimnazit, bënë që më 1979 Adem Paralloi të ëprfundonte i gjykuar publikisht në kinemanë “Ptoleme Xhuvani” me akuza qesharake dhe të qëllimshme vetem e vetëm për të diskredituar figurën e mësuesit cilësor dhe potent.

Përse shkrova për Hasan Rami ?

 Jetesa në Cerrik ka qenë e mbushur edh eme njohe me njerëz që kishin personalitet dhe që vinin nga shtresa të larta të jetës qytetare dhe me kobntribute të rëndësishme kombëtare. Një i tillë ishte edhe Hasan Rami, mik i babait tim dhe njëherazi edh ei imi. Hasan Rami kishte ardhur në Cerrik si në një internim sepse ishte parë me syrin e keq nga diktatori Enver Hoxha që e kishte pasur atë mësues dhe drejtorin e konviktit në kohën kur ky i fundit kishte qenë nxënës dhe më pas erdhi edhe si mësues në Liceun e Korçës. Kujdesi i një mësuesi si një prind që e këshilloi Enver Hoxhën që të mos nxitohej në vepriemt e tij se kush nxitohet rrëzohet, i kishin mbetur në mendje njeriut që asnjëherë nuk u shkollua me diplomë të lartë, por që u dallua si një diktator i niveleve të larta. Dalja në ditë e kujtimeve të Enver Hoxhës, bënë që edhe mbi xha Hasanin në një moshë pleqërie që në vitin 1984 ti bëhej një gjyq publik, pikërisht në këtë kinema se gjoja kishate shprehur pakënaqësi për regjimin se nuk kishte djath e mish që në fakt nuk kishte. Ky depersonalizm që iu bë Hasan Ramit nga Taxarti i Delvinës, bëri që t’i përshpejtohej ndarja nga jeta pas nëj izolimi prej rreth 6 muaj në shtëpi, edhe pse ishte një njeri i respektuar me 4 djem e familje të nderuara në qytetin e Cerrikut.

Kështu me shkrimin e këtyre realiteteve e nisa rrugëtimin tim të shkruajturit në median e lirë që më pas do të vijonte me gazetën “Elbasani”, më 1997 me gazetën “Albani” dhe për të vazhduar më me gazetën “Rilindja demokratike” (për rreth 19 vjet), por edhe në gazetën “Republika”, gazetën “SOT” dhe më tej me gazretën “Ku Vemi ?”, gazetën “Nacional” dhe “Koha Jonë”, gazetën Çamëria” e “Kombëtare” dhe sot në gazetën “Telegraf”, pa përjashtuar angazhimin tim potencial në TV Dardan në Elbasna për rreth 5 vjet.

Edhe eksperiencat e mia në krijimtari mediatike gjetnë motivim e 3 majit që është shpallur Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Epilog

 Aktualisht mund të them se shprehja e lirë në media ka marrë përmasa komerciale përmes zëdhënënsave dhe kasetave të parapërgatitura apo artikujve të porositur nga pushteti ku nuk mungojnë shpërblimet  e majme dhe dënimet e sigurta për kundërshtarët politikë nga qeverisja aktuale dhe pinjollët e saj mediatikë për të shuar zërat e lirë mediatik siç edhe jemi bërë dëshmitarë të donkishotizmit dhe sançopançove qeveritarë.