Hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Serbi, shqiptarët mund të lëvizin vetëm me kartë ID

232
Sigal

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se nga sot hyn në fuqi marrëveshja Shqipëri-Serbi për lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Sipas njoftimit zyrtar, tashmë shqiptarëve u duhet vetëm një kartë ID për të hyrë në Serbi, dhe e njëjta gjë edhe për serbët në Shqipëri.

Serbia bëhet vendi i pestë ku shqiptarët mund të lëvizin lirshëm duke treguar në pikë kufitare vetëm kartë ID.