Armanda Begaj: Zonja e parë/ Muzeumet, vendet ku ekzpozohet trashëgimia, në shërbim të studimit dhe edukimit të shoqërisë

Zonja e parë Armanda Begaj vizitoi dje, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë. Zonja e Parë Begaj zgjodhi këtë muze të mirëkonceptuar nga pikëpamja didaktike për të përcjellë mesazhet e saj mbi rëndësinë që ka edukimi i fëmijëve, njohja e historisë, si dhe njohja e kulturës shqiptare nëpërmjet muzeve.

“Jam veçanërisht e kënaqur që mësova nga drejtori i muzeut z. Mehdi Hafizi se muzeu ka një rritje të interesimit të vizitorëve të huaj e vendas, e veçanërisht të nxënësve të shkollave nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Unë besoj se njohja e historisë kalon jo vetëm nëpërmjet orës së mësimit dedikuar asaj, por edhe nëpërmjet vizitave në muze, siteve arkeologjike që janë vende të rëndësishme të pasurimit kulturor, të shkëmbimit kulturor, të zhvillimit e të mirëkuptimit. Muzeumet janë ndër vendet me edukative”- tha zonja Begaj.

NOA

18 Maji është që prej vitit 1977 Dita Ndërkombëtare e Muzeve dhe shërben si një ditë ndërgjegjësimi mbi rolin që mund të luajë muzeu në formimin dhe pasurimin e dijes njerëzore.