Humbi jetën nën rrënoja, i jepet lamtumira e fundit kryekomisarit Bajram Hadermataj

390
Sigal

Ende vijon kërkimi i personave nën rrënojat e banesave që u shembën dje në Durrës nga tërmeti tragjik, ndërkohë që paraprakisht raportohet se 31 persona kanë humbur jetën dhe se mbi 650 janë plagosur.

Ndërmjet viktimave që u gjet nën rrënoja i pajetë ishte edhe kryekomisari Bajram Hadermataj, i cili do të përcillet sot për banesën e fundit.

Burime nga Policia e Kukësit bëjnë me dije se në orën 15:00 është varrimi i kryekomisarit Bajram Hadarmataj në Tropojë

Hadermataj gjeti vdekjen nga tërmeti 6.3 ballë që tronditi vendin ditën e djeshme, në zonën e Kalavishencës në Durrës