Është mbyllur procesi i votimit në Bashkinë e Kukësit, në zgjedhjet e parakohshme për kryebashkiakun e ri.
Zgjedhjet e sotme vijnë pas videskandalit seksual në zyrën e ish-kryebashkiakut socialist, Safet Gjicit, i cili u kap duke kryer marrëdhënie intime.
Procesi u zhvillua në 74 Qendra Votimi, një prej të cilave në institucionin e paraburgimit në Kukës.
Mësohet se pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë rreth 44 %.
Në këto zgjedhje të pjesshme kishte një fletë votimi, në të cilën numrin 1 e mban kandidati socialist Albert Halilaj, ndërsa i dyti renditet Emri Vata, që përfaqëson koalicionin “Bashkë Fitojmë”.
Ndërkohë pritet që të nisë procesi i numërimit të votave, ku do të përcaktohet se kush do të jetë drejtuesi i ri i Bashkisë së Kukësit.