Humb kontrollin e mjetit dhe bie në kanal, humb jetën i riu në Lezhë

536
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Lezhë. Një 32-vjeçar, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në Tale të Lezhës, ku viktima i cili udhëtonte me një automjet ka humbur kontrollin e makinës duke përfunduar në një kanal.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.
Sigal