21-vjeçari godet efektivët e ‘Shqiponjave’ gjatë shoqërimit, i gjetën kanabis

243
Sigal

Momente tensioni kanë shoqëruar ndalimin e një 21-vjeçari në Tiranë, nga Forcat e Posaçme “Shqiponjat”.

Policia bën me dije se i riu ishte ndaluar për t’u kontrolluar nga efektivët, të cilët i gjetën kanabis.

Gjatë tentativës për ta shoqëruar në Komisariat, 21-vjeçari është bërë i dhunshëm.

Blutë e Tiranës thonë se “në momentin e ndalimit ai ka tentuar të largohet dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë”.

Njoftimi i policisë:

Forcat e Posaçme “Shqiponjat” në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. V., 21 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kanabis.

Ky shtetas në momentin e ndalimit ka tentuar të largohet dhe gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë, për shkak të detyrës.