Humb kontrollin dhe del nga rruga, shkrumbohet automjeti në aksin Cërrik-Gramsh

264
Sigal

Një automjet që po udhëtonte në aksin Cërrik-Gramsh ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.

Ngjarja ka ndodhur pranë digës së liqenit, ndërsa automjeti më pas ka marrë flakë duke u djegur totalisht. Personat që ndodheshin në makinë kanë shpëtuar ndërsa flakët u shuan nga zjarrfikësit e Gramshit.