Humb jetën pasi ra nga shkembi nje person në Korçë

45
Sigal

Një person ka humbur jetën mesditën e së enjtes në fshatin Protopapë në Korçë.

Sipas informacioneve, dyshohet se ka rënë nga një shkëmb në vendin e quajtur Qafa e Gjarprit.

Sipas dëshmive paraprake të banorëve, dyshohet se viktima ka shkuar për të mbledhur disa bimë dhe është rrëzuar.

Policia po shkon në vendin e ngjarjes dhe do të hetojë lidhur me zbardhjen e plotë.

Ndërkohë ende nuk është bërë i mundur identifikimi i viktimës.