Namik Dokle reagon për ndarjen nga jeta të Marko Bellos: Na e mori covidcolera. Ç’po bëhet kështu?

292
Sigal

Covid-19 i ka marrë jetën ish-deputetit të Partisë Socialiste. Lidhur me këtë lajm të hidhur ka reaguar edhe Ish-kryetari i Kuvendit, Namik Dokle.

Në një status në Facebook Dokle thotë se ky është një lajm i trishtë por edhe i pabesueshëm.

Reagimi i Namik Dokles

LAJM I MESNATËS!!!

Sa i trishtë! Sa i pabesueshëm ky lajm i mesnatës për vdekjen e mikut, kolegut, Marko Bello. Pa i mbushur ende të gjashtëdhjetat, na e mori covidcolera! Ç’bëhet kështu? Po na bëhet fejsbuku varrezë!!!

Lamtumirë, i dashur Marko! Nuk do ta harroj kurrë buzeqëshjen tënde të pandarë, shakanë tënde mbushur me mirësi…