Shkurti nis me shi! Sot temperaturat do të zbresin deri në -5 gradë, borë në male

Muaji shkurt nis me shira! Territori shqiptar do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të sjellin reshje shiu në ultësirën perëndimore dhe reshje dëbore në zonat malore.

Kështu nis dita e parë e muajit shkurt, për ti lënë vendin ditëve të tjera me diell.

NOA

Sipas MeteoAlb gjatë pasdites dhe mbrëmjes moti do të përmirësohet gradualisht në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke u luhatur nga -5°C deri në 10°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.