Humb jetën fermeri në Mallakastër, e zuri traktori poshtë

146
Sigal

Një person ka humbur jetën pak më parë në Drenovë të Mallakastrës.

Burime zyrtare bëjnë me dije se ai ishte një fermer, i cili gjatë punës me traktor ka humbur kontrollin e mjetit, i cili e ka zënën poshtë duke i shkaktuar vdekjen.

Sot rreth orës 10:15, në fshatin Drenovë, Mallakastër, një mjet tip agregat(mjet i vjetër nafte), ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën shtetasi Gëzim Qallia. dhe ka mbetur i plagosur shtetasi L. G. i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve”, njofton policia.