Hiqen palmat/ Tiranë-Durrës me 3 korsi, projekt për zgjerimin e rrugës

533
Superstrada Tiranë-Durrës do të zgjerohet dhe shpejtësia e lejuar në të mund të rritet deri në 140 kilometër në orë nëse do të krijohet hapësira ligjore në Kodin Rrugor. Një kompani italiane e pajtuar nga Qeveria, i ka dorëzuar Autoritetit Rrugor projektin paraprak për zgjerimin e rrugës që lidh dy qëndrat më të mëdha të vendit. Projekti parashikon që superstrada, nga dy korsi për krah që është aktualisht të bëhet me tre korsi plus një tjetër shtesë emergjence. Paralelisht, ai parashikon edhe zgjerimin e korsive nga 3.5 metër që janë aktualisht në 3.75 metër. 
Sigal