Hidhet shorti për në Eurovizion

242
Është hedhur sot shorti në Ukrainë për përfaqësueset e vendeve që do të këndojnë në dy gjysmëfinalet e Festivalit Europian, Eurovizion. Gjysmëfinalja e parë është ndarë në dy pjesë ashtu si edhe gjysmëfinalja e dytë.
Shqipëria do të performojë në pjesën e parë të gjysmëfinales së parë. Ajo përfaqësohet nga Linda Halimi me këngën “Botë”.
Gjysmëfinalja e parë, pjesa e parë: Mali i Zi, Finlanda, Gjeorgjia, Portugalia, Belgjika, Suedia, Shqipëria, Azerbajxhani, Australia.
Pjesa e dytë: Qipro, Sllovenia, Armenia, Moldavia, Republika Ceke,Letonia, Islanda, Greqia, Polonia.
Gjysmëfinalja e dytë, pjesa e parë: Maqedonia, Malta, Holanda, Serbia, Danimarka, Rusia, Rumania, Hungaria, Austria, Irlanda.
Pjesa e dytë: Zvicra, Estonia, Izraeli, Bullgaria, San Marino, Lituania, Kroacia, Norvegjia, Bjellorusia.