“Sport”: Ronaldo largohet nga Real Madrid

482
Cristiano Ronaldo nuk po kalon një moment të mirë tek Real Madrid dhe për këtë gjendje të vështirë ai nuk po gjen as mbështetjen e tifozëve të “Los Blancos” të cilët ndoshta janë lodhur me portugezin.
Gazeta katalanese “Sport.es” i ka kushtuar vëmendje marrëdhënies në krizë mes yllit portugez, tifozëve dhe drejtuesve të klubit duke shkruar se “divorci mes Cristiano Ronaldo dhe Real Madrid tashmë është i pashmangshëm”.
“Ndeshja e fundjavës kundër Real Sociedadit le të kuptohet që ndarja mes Ronaldos dhe klubit të Realit tashmë nuk shihet si diçka e pamundur”, shkruan gazeta pranë klubit katalanas.
Ronaldo ka një kontratë të vlefshme me Realin deri në vitin 2021 por tashmë në kampin ‘Los Blancos’ i frikësohen një largimi të parakohshëm të tij.
Sigal