Bënte manovra të rrezikshme në aksin Tiranë-Elbasan, makina e policisë i vihet nga prapa dhe arreston 33-vjeçarin pa patentë

116
Sigal

Një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pasi bënte manovra të rrezikshme me motor përgjatë aksit rrugor Tiranë-Elbasan.

Në videon e publikuar nga policia, shihet se si 33-vjeçari parakalon me shpejtësi makinat.

Pas ndalimit nga policia, rezultoi se 33-vjeçari S.K. nuk kishte leje drejtimi për motorin.

Ai u arrestua dhe u gjobit me një shumë prej 40 mijë lekësh.

Njoftimi i policisë:

Makina inteligjente ndjek dhe kap motomjetin që bënte gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme në rrugë.

Gjatë kontrolleve parandaluese për mjetet që bëjnë gara shpejtësie dhe manovra të rrezikshme, në rrugën interurbane Tiranë-Elbasan është konstatuar një motomjet, tip Kaëasaki, duke bërë manovra të rrezikshme në rrugë.

Nga verifikimi i dokumentacionit rezultoi se drejtuesi i motomjetit shtetasi S. K., 33 vjeç, drejtonte motomjetin pa leje drejtimi.

Në vijim të veprimeve  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. K. për veprën penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” si dhe iu vendos masë administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj.